Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se është koha që të përmbyllet procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“10 vjet më parë, takimi i parë i dialogut Beograd-Prishtinë u mbajt në Bruksel. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, është koha për të përmbyllur procesin. Bashkimi Evropian është duke punuar me palët në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit që do të hap rrugë për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Borrell në postimin e tij në Twitter.
10 years ago, the 1st Belgrade-Pristina Dialogue meeting took place in Brussels. We have come a long way, it’s time to conclude the process.????????is working with the Parties on a comprehensive normalization agreement that will open the way for both #Serbia & #Kosovo’s European future
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 9, 2021