4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Borrell e Lajçak nisen drejt vilës shtetërore ku mbahet takimi Kurti-Vuçiq, T7 raporton nga Ohri

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë nisur drejt vilës shtetërore “Bilana” në Ohër, ku sot do të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Express.

Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, po qëndron në Ohër prej ku ka dërguar foto e video nga momenti kur Borrell e Lajçak janë larguar nga hoteli.

Takimet pritet të nisin nga ora 10:00. Fillimisht do të mbahen takime veç e veç të ndërmjetësuesve me Kurtin e Vuçiqin, e pastaj do të pësojë takimi i përbashkët.

https://streamja.com/embed/Eavgb

Borrell deklaroi dje se ka pranuar komentet e palëve në lidhje me aneksin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

“Shpresoj se Kosova dhe Serbia do të mund të bien dakord për rezultatin përfundimtar të këtyre bisedimeve”, tha Borrell më 17 mars, pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Në tryezë të diskutimeve gjendet aneksi i zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.

Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. Po ashtu, kërkon nga të dyja vendet që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, si dhe të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img