Site icon PrishtinaPress

“Borrell e goditi Kosovën”, Musliu Shoshi thirrje Qeverisë: Kursi aktual na dërgon vetëm në humnerë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka folur lidhur me deklaratat e djeshme të Joseph Borrell, pas takimit trilateral me Kurtin dhe Vuçiqin. 

Ajo thotë se dje Borrell i tha goditje të fuqishme Kurtit dhe institucioneve të Kosovës. Sipas saj, kursi aktual na dërgon vetëm në humnerë.

Deputetja e PDK-së i bën thirrje qeverisë që të reflektojë dhe ta ndryshojë kursin.

“Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, i dha dje një goditje të fuqishme kryeministrit dhe institucioneve të Kosovës. Gjuhë të tillë të drejtpërdrejtë e të ashpër, nga Brukseli, nuk kemi marrë më herët. Kryeministri Kurti, me një vendim që në parim është i drejtë por po ekzekutohet në formë dhe kohë të gabuar, ka krijuar një situatë ku Kosovës t’i vihet plotësisht faji për bllokimin e dialogut dhe Kosova të shihet si palë destruktive në këtë proces, përderisa Serbia po amnistohet. Kosova nuk duhet dhe nuk do të duhej të guxonte të ndërmerrte veprime që bien ndesh me qëndrimet zyrtare të Uashingtonit dhe Brukselit! Koordinimi është i domosdoshëm, andaj i bëj thirrje qeverisë që të reflektojë një orë e më parë dhe ta ndryshojë kursin. Kursi aktual na dërgon vetëm në humnerë!”, ka shkruar deputetja.

Exit mobile version