Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell është deklaruar pas takimit të sotëm në Bruksel.
Spanjolli demaskoi në tërësi atë që tha Vuçiqi, duke shtuar se Kurti ndau pikëpamjet e tij dhe se bashkë ndërmorën hap të rëndësishëm drejt themelimit.
Borrell shtoi gjithashtu faktin se drafti i prezantuar sot është vetëm draft dhe është në përputhje me nenin 7 të marrëveshjes së arritur.
“Kjo marrëveshje është dakorduar para 10 vitesh, sot ekipi menaxhues i përbërë nga serbët e kanë prezantuar para palëve draftin e parë që nuk është assesi përfundimtar, është drafti i parë i statutit i këtij asociacioni apo komuniteti. Kjo është në përputhje me nenin 7.
Dua të përshëndes. Drafti është vënë në tryezë. Kurti i ndau pikëpamjet e tij. Isha i bindur se palët do të kenë këndvështrime të ndryshme sa i përket Asociacionit. Edhe nëse nuk pajtohen, janë pajtuar që të fillojë negocimi sa i përket të ardhmes sa i përket Asociacionit, duke e pasur si pikë fillestare këtë draft për diskutim”, shtoi ai.