Site icon PrishtinaPress

Borrell akuzon Rusinë për përhapjen e informatave të rrejshme për COVID-19, me qëllimin e shitjes së vaksinës së saj

Kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë të hënën se televizioni publik i Rusisë ka shpërndarë informacione të rrejshme tek evropianët dhe amerikanët për vaksinat e COVID-19, me qëllim që të mundohet të shet vaksinën e saj kundër coronavirusit, shkruan Reuters.

“Kompanitë perëndimore që prodhuan vaksinat janë përqeshur haptazi nga mediat që kontrollohen nga qeveria ruse, ku madje në disa raste kanë bërë pretendime absurde duke thënë se vaksinat i shndërrojnë njerëzit në majmunë”, ka thënë Borrell, transmeton Telegrafi.

“Narrativa të tilla janë ndërtuar ndaj vendeve ku Rusia synon t’ia shet vaksinën e saj Sputnik V”, ka shtuar Borrell, duke theksuar se lëvizje të tilla rrezikojnë shëndetin publik në kohën e pandemisë së COVID-19.

Kur kompania farmaceutike AstraZeneca që punoi ngushtë me Universitetin e Oksfordit për vaksinën anti-COVID, ata ndalën përkohësisht testimin gjashtë shtatorit për shkak të sëmundjeve të pashpjegueshme që u shfaqeshin vullnetarëve, ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u thoshte mediave se Sputnik V është më e besueshme dhe se vaksina britanike është “një vaksinë majmun”.

Exit mobile version