7.7 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Borovci që flet tek varri me Rugovën, në kohen kur ai ishte gjallë ishte në ‘ORA’

Hazir Borovci u bë lajm jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon për formën e fjalimit të tij në 27 vjetorin e themelimit të degës së III’të të LDK’së në Prishtinë, kur tha se kishte biseduar me Ibrahim Rugovën te varri i këtij të fundit, dhe ky i ishte përgjigjur, e edhe e kishte këshilluar.

Ndërsa, një hulumtim i thjeshtë në të kaluarën e Borovcit, tregon edhe një gjë tjetër jo pak absurde. Ai duket se për së gjalli nuk preferonte të bisedonte me presidentin Rugova, shkruan gazetametro.net.

Edhe pse kishte qenë themelues i nëndegës së LDK’së në Velani (lagje e ish presidentit Rugova), në vitin 1997 ishte larguar nga kjo parti, për t’u kthyer aty vetëm pas vdekjes së presidentit historik të Kosovës.

Në vitin 1997, Borovci kishte kaluar në LKÇK, e më pas ishte inkuadruar edhe në luftën çlirimtare si pjestar i UÇK’së. Kurse më vonë nga viti 2006 e deri në vitin 2007, ai kishte qenë pjesë e partisë së Veton Surroit, Partia Reformiste ORA, si themelues i degës së parë të kësaj parite në Prishtinë.

Presidenti Rugova kishte ndërruar jetë në vitin 2006, e Borovci tek më vonë ishte kthyer në këtë parti të cilën e kishte braktisur për më shumë se dhjetë vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img