Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është shtruar në spital, 10 ditë pasi rezultoi i prekur nga Coronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen Covid-19.
Sky News ka thënë se kryeministri Boris Johnson ende ka simptoma të vazhdueshme dhe temperaturë të lartë – dhe u dërgua në spital me këshillën e mjekut të tij.
Pranimi thuhet se është më shumë masë paraprake sesa masë urgjente.
Nuk dihet nëse ai do të qëndrojë në spital gjatë natës.
Korrespondenti i Sky News, Tom Rayner tha se Boris Johnson ishte dërguar në një spital më herët gjatë së dielës në mbrëmje dhe nuk kishte kërkuar një ambulancë.
Kryeministri Johnson është vetë-izoluar në 11 Downing Street që kur rezultoi pozitiv me Covid-19.
Ai postoi një video mesazh të premten duke u bërë thirrje njerëzve të rrinë në shtëpi dhe ti respektojnë masat e bllokimit.
Kryeministri është akoma duke udhëhequr betejën e qeverisë ndaj shpërthimit të Covid-19.