4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Borelli e informon NATO-n për dialogun, kërkon progres nga Kosova dhe Serbia

Shefi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka quajtur NATO-n aleate për situatën në Ballkanin Perëndimor, teksa e ka informuar për situatën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Borell ka kërkuar progres nga Kosova dhe Serbia në sferën e bisedimeve të lehtësuara nga Brukseli.

Më 24 shtator Kosova ishte përballur me një sulm terrorist të cilët vranë policin Afrim Bunjakun në Banjskë.

Pas kësaj situate ishte ngritur më shumë alarmi për rrezikun e eskalimit të mëtejmë të situatës. Pastaj, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky “ka informata që Rusia ka synim që të lufta të përhapet në Ballkan”.

Në këtë klimë të krijuar, sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg, më 20 nëntor e ka vizituar Kosovën, më pas edhe Serbinë. Ka kërkuar paqe.

E dje NATO është informuar më shumë rreth situatës së sigurisë, por edhe dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shkëmbim i rëndësishëm me NATO-n aleatët për situatën në Ballkanin Perëndimor. Kam informuar mbi gjendjen e e dialogut Kosovë-Serbi e lehtësuar nga BE. Progresi i palëve është i nevojshëm”, ka shkruar Borrell në platformën X.

Borrell ka informuar NATO-n edhe për aspiratën e Bosnje dhe Hercegovinës për t’u bërë pjesë e BE-së.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Së fundi, Komisioni Evropian e ka kritikuar Kosovën dhe Serbinë për mungesë gatishmërie për t’i zbatuar obligimet që dalin prej marrëveshjeve paraprake.

Në Raportin e Progresit të këtij Komisioni është konstatuar se palët nuk kanë nisur fare të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit.

Në këtë raport, Komisioni Evropian ka bërë ftesë për Kosovën dhe Serbinë që t’i qasen më me përgjegjësi obligimeve nga dialogu, duke rikujtuar se diçka e tillë është kyçe për përparimin e tyre në procesin e integrimeve evropiane.

Në takimet e fundit që kanë pasur liderët e Kosovës dhe Serbisë, me liderët e BE-së, Francës, Gjermanisë e Italisë në Bruksel, me 26 tetor, ata, sipas diplomatëve evropianë, “kanë shprehur gatishmëri që të pranojnë propozimin si bazë të mirë“.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur gatishmëri të ecë përpara me këtë propozim, si dhe me zbatim të Marrëveshjes për normalizim.

Ai ka thënë se ka dashur ta nënshkruajë dokumentin, pasi “vetëm nënshkrimi nënkupton pranim dhe garanton implementim“.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar ta nënshkruajë atë.

Në BE besojnë se takimet e së enjtes do të hapin rrugën për një dinamikë të re në procesin e zbatimit të marrëveshjeve.

Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img