0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Borell përshëndet heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe BeH

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Borell, në një postim në rrjetin social Twitter ka thënë se është i lumtur që Qeveria në largim ka marrë një vendim të tillë të rëndësishëm.

“I lumtur që shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifave nga qeveria e përkohshme e #Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe BiH. Ky është një vendim i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor si dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës # COVID19”, ka thënë Borell.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, në një konferencë të përbashkët për media thanë se ekzekutivi është mbledhur për të marrë vendim për masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Sipas, Kurtit vendimi do të hyjë në fuqi sonte apo pasi të votohet nga ministrat e qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img