Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se ka ftuar për takim urgjent kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Borrell thotë se duhet patjetër de-përshkallëzim të situatës dhe kthimi në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve.
“Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Mëngjesin e nesërm Kurti dhe Vuçiq do të jenë në Bruksel ku tema kryesore do të jenë targat.
Nuk dihet formati i diskutimit, poqë të dielën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar marrëveshje për targat.
Faza e dytë e vendimit të shkallëzuar të Qeverisë që është gjobitja ka pasur të nis më 21 nëntor, por vendimi është shtyrë për një ditë – duke i dhënë mundësi zhvillimeve në Bruksel.