Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka folur me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, në lidhje me zhvillimet në Veriun e Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Borell ka shkruar se është pajtuar me sekretarin e NATO’s që “Kosova të de-përshkallëoxjë situatën e të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm”.
”Fola me Jens stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm, destabilizues. Vlerësoni koordinimin e mirë të vazhdueshëm ndërmjet EULEX’it, NATO’s dhe KFOR’it në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt”, ka shkruar Borrell, të dielën.
E premtja në Veriun e Kosovës ka qenë e tensionuar, pasi kryetarët e zgjedhur shqiptarë në komunat veriore hynë në objektet e komunave.
Por serbët lokalë u përpoqën ta ndalonin këtë, duke pasur më pas përplasje me forcat e rendit të Kosovës.