Site icon PrishtinaPress

Borell: Palët të mos e drejtojnë gishtin tek askush, por ta bëjnë punën e tyre

Shefi i Bashkimit Evropian për siguri e diplomaci, Josep Borrell, në një konferencë të mbajtur në Bruksel ka deklaruar se marrëveshjet e nënshkruara deri më tani në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE duhet të zbatohet dhe se nuk ka zgjidhje tjetër.

“Është një e tërë dhe e tillë, duhet tё zbatohet nё mёnyrё holistike. Ndёrsa ne do të ndjekim nga afër se kush po zbaton dhe kush nuk po e zbaton. Unë do t’i këshilloja ata që të mos e drejtojnë gishtin tek askush, por ta bёjnё punën e tyre”, ka thënë Borell.

Kujtojmë se sot në Bruksel është duke u mbajtur samiti i liderëve të Bashkimit Evropian, në të cilin pritet t’u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruar .

Exit mobile version