1.4 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Borell: Kosova dhe Serbia janë në shkelje serioze të obligimeve dhe premtimeve të tyre në dialog

Kryediplomati evropian Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia, kanë mungesë përkushtimi sa i përket dialogut.

Sipas tij, implementimi i pikave më substanciale të marrëveshjeve nuk ka filluar akoma dhe se Kosova dhe Serbia janë në shkelje serioze të obligimeve të tyre në dialog dhe të premtimeve të tyre.

“Ato (palët) janë pajtuar që ta implementojnë (marrëveshjen) në mirëbesim dhe pa pengesa/bllokime. Gjashtë muaj më vonë, vetëm tri elemente janë adresuar: deklarimi për personat e zhdukur, prezantimi për menaxhimin e komunitetit për asociacion, dhe thirrja për komitetin e përbashkët të monitorimit, por implementimi i pikave më substanciale nuk ka filluar akoma.

“Kjo është zhgënjyese. Dhe flet mjaftueshëm për përkushtimin e palëve për normalizim të mardhënieve, ose thënë më saktë, mungesën e tij, mungesën e përkushtimit. Më lejoni të ju them se secila palë do gjykohet për meritat e veta, mungesa e veprimit nga cilado palë nënkupton se Kosova dhe Serbia janë në shkelje serioze të obligimeve të tyre në dialog dhe të premtimeve të tyre”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img