2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Borell deklarohet pas takimit të kryenegociatorëve dje në Bruksel: Të fillojë implementimi, të respektohen të gjitha obligimet

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë në lidhje me marrëveshjen e Ohrit se Kosova dhe Serbia u zotuan për rrugën drejt normalizimit dhe zbatimin aneksit – duke kërkuar që të zbatohen të gjitha obligimet.

Kjo deklaratë e Borrellit vjen pasi më 4 prill Bruksel kishte takim në mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe drejtorit i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“BE pret që të dyja të respektojnë të gjitha detyrimet prej saj dhe të fillojnë zbatimin sa më shpejt”, ka shkruar Borrell të mërkurën në Twitter.

Ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të shmangin çdo përshkallëzim.

“Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim. Përkthimi i angazhimeve të tyre në rrugët e tyre evropiane është në vazhdim”, ka thënë shefi i diplomacisë evropiane.

Më parë, më 18 mars në Ohër, u takuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Nënshkrim të marrëveshjes nuk kishte, por Borrell kishte thënë atë natë se “tashmë ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, duke shtuar se “ajo duhet të zbatohet”./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img