1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Borë në Prishtinë e disa pjesë të Kosovës

Në disa pjesë të Kosovës ka rënë borë. Sipas meteorologëve të reshurat e shiut që fillojnë gjatë ditës së hënë, shndërrohen në borë në kalimin nga dita e martë, kur edhe do të mbajë mot më i ftohtë.

Po ashtu, reshjet e shiut mund të jenë mjaft të dendura, që edhe mund të çojnë tek ndonjë përmbytje lokale, e ato të borës edhe të formojnë shtresa dëbore, viseve malore edhe deri në gjysmë metri shtresë të re.

Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin edhe deri në -2C, e maksimalet zbresin në 2C ditën e martë, e më pas gradualisht në rritje deri në 8C.

Të hënën edhe do të fryjë erë e fuqishme veriore 7-15m/s, lokalisht me hove edhe deri në 20m/s. Shtypja atmosferike në rënie të hënën, e më pas me tendencë të rritjes mbi vlera normale

Në fshatin Budakovë të Suharekës duket të ketë rënë borë e madhe në bazë të pamjeve në rrjete sociale.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, është kyçur LIVE në Facebook, ku shihet në terren teksa ekipet gjegjëse po mundohen t’i pastrojnë rrugët.

“Jemi në përpjekje të vazhueshme që bora të pastrohet në Budakovë dhe fshatrat tjera”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img