Site icon PrishtinaPress

Borë në Kosovë, Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Reshjet e borës të cilat kanë filluar të enjten në mëngjes, po vazhdojnë edhe pas mesditës.

Megjithëse, reshjet nuk kanë pushuar, rrugët nëpër të gjithë territorin e Kosovës, janë të kalueshme.

Këtë e konfirmoi për telegrafin, zëdhënësja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Fillojetë Konjuhi.

Sipas Konjuhit, që nga mbrëmë, ekipet për mirëmbajtje të rrugëve kanë dalur në terren, ndërsa intervenime janë bërë në disa zona malore.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme nuk ka problem, as me fillimin e reshjeve nuk janë paraqitur probleme, pasi kompanitë kanë dal nëpër terren qysh nga mbrëmë meqë kanë qenë temperaturat e ulta, ku është intervenuar në disa vise malore”, tha Konjuhi për Telegrafin.

Zëdhënësja e MIA-së, po ashtu bëri të ditur se nga 15 nëntori, të gjitha kompanitë e kontraktuara janë në dispozicion për mirëmbajtje të rrugëve.

“Për shtatë regjione janë të angazhuara nga dy kompani, pra për secilin regjion nga dy kompani, ndërsa për autostrada janë veçantë të angazhuara tri kompani, të cilat janë në dispozionin ashtu siç është paraparë me kontratë, për hedhjen e kripës e mirëmbajtje të rrugëve”, tha Konjuhi.

Exit mobile version