Site icon PrishtinaPress

Borë e madhe në fshatrat e Dragashit, banorët po pastrojnë rrugët në mënyrë vullnetare – VIDEO

Po vazhdojnë reshjet e dendura të borës për tash e disa orë në shumë vende të Republikës së Kosovës. Krerët e disa komunave kanë deklaruar se rrugët në qytetet e tyre janë të kalueshme pas pastrimit nga kompanitë përkatëse. Përveç komunikacionit, problem tjetër për disa qytetarë gjatë këtyre orëve po është edhe mungesa me energji elektrike si pasojë e dëmeve nga reshjet.

Megjithatë, për ta larguar së paku problemin e qarkullimit, banorët e disa fshatrave po aktivizohen edhe vetë duke bërë pastrimin e rrugëve.

Në fshatin Kuk të Dragashit, një banor në mënyrë vullnetare me pajisjen e tij ka dalë dhe ka pastruar rrugët e mbuluara nga disa centimetra borë që vështirësonin qarkullimin e qytetarëve.

https://www.prishtinapress.net/wp-content/uploads/2023/11/404597170_335366829122157_7128407920957726742_n.mp4
Pamje: Gjithçka rreth Dragashit
Exit mobile version