4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Bordi për Trepçën formohet këtë muaj

Bordi për kombinatin “Trepça” pritet të formohet në këtë muaj. Kështu ka thënë këshilltari për çështje ekonomike i kryeministrit Ramush Haradinaj, Haki Shatri.

Mos formimi i bordit po ndikon edhe në mos ristrukturimin e Trepçës, ani pse ligji për këtë të fundit është miratuar në tetor të vitit 2016.

Gjendja në Trepçë, edhe pas miratimit të ligjit vazhdon të jetë e njëjtë pasi që mos formimi i bordit po ndikon edhe në mos jetësimin e ligjit.“Siç e di unë qëndrimin e kryeministrit brenda këtij muaji ka me u funksionalizu bordi i Trepçës dhe kjo e fundit të filloj me punën dhe epokën zhvillimore”, ka thënë Shatri.

Këshilltari Shatri, thotë se konkursi për anëtarë të bordit tashmë është mbyllur dhe se në këtë konkurs kanë aplikuar mbi 100 kandidatë.

“Konkursi është mbyll kanë aplikuar njerëzit edhe është formuar Komisioni Vlerësues të cilin sipas rregullave e cakton sekretari permanent i kryeministrisë dhe ata tash do të intervistohen dhe do të vazhdojnë procedurat, do të thotë çështja e bordit nuk është injoru. Janë mbi 100 kandidatë që kanë apliku, e dimë që është çështje urgjente”, ka thënë ai.

Sa i përket deklarimeve të menaxhmentit të Trepçës që Qeveria është vonuar në formimin e bordit, Shatri ka pohuar se secili grup i interesit jep mendimin e vet por shton se Qeveria Haradinaj me marrjen e detyrës ka marrë vendim që ta funksionalizoj Trepçën.

“Secili grup i interesit e jep mendimin e vet, ne mundemi me tregu se çfarë është duke bërë Qeveria. Kjo qeveri si është ardhë ka marrë vendim me funksionalizu Trepçën e ka shpall konkursin që të bëhet bordi, bordi i ri në bazë të ligjit për Trepçën duhet me regjistru së pari Trepçën si ndërmarrje publike, me shku në MTI dhe me i bë veprimet e nevojshme dhe janë një varg procedurash për këtë çështje”, ka thënë Shatri.

Kurse drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava ka deklaruar për Arbresh.info se mungesa e formimit të bordit po ndikon në mosfunsksionalizim të Ligjit për këtë ndërmarrje.

“Mungesa e Bordit nënkupton mungesën e mos funksionalizimit të ligjit që nënkupton ristrukturimin e Trepçës dhe regjistrimin e ndërmarrjes së re dhe fillimin e epokës zhvillimore, kjo është esenca. Kërkesa e punëtorëve, e menaxhmentit e të gjithëve është që sa më parë të bëhet rifunksionalizimi i ligjit që Trepça të hyjë në politikat zhvillimore sepse tek e fundit ligji është obligim , nuk kemi nevojë të lëshohemi në atë nivel mirëpo me rëndësi që kërkesat janë të të gjithëve që sa më parë sepse tek e fundit aprovimi i ligjit i obligon për implementim”, ka thënë Tmava.

I pyetur se a presin që ky bord të formohet shpejtë, Tmava ka pohuar se premtimet nga Qeveria ekzistojnë.

“Premtimet janë që shumë shpejtë, meqenëse konkursi ka qenë, është mbyll konkursi dhe ne po presim që të formohet bordi shumë shpejtë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, duke pasur parasysh që ligji është miratuar që 15 muaj dhe ende nuk është funksionalizuar atëherë nuk ka argument tjetër pos asaj që Qeveria siç thotë Tmava është vonuar në formimin e bordit.

Që kur është miratuar Ligji për “Trepçën” në Kuvendin e Kosovës Qeveria e Isa Mustafës nuk kishte arritur që t’i formojë dy bordet, atë Mbikëqyrës dhe Bordin Menaxhues, pa të cilët nuk ka mundur të zbatohet ligji.

Bordet deri më tani nuk ka arritur t’i formojë as Qeveria e re e Republikës së Kosovës, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

Kuvendi i Kosovës miratoi, më 8 tetor të vitit 2016 Ligjin për Trepçën, me të cilin, siç thanë deputetët, gjiganti ekonomik do të rimëkëmbet dhe do të rikthehet në treg.

Me 79 vota për, asnjë kundër dhe 14 abstenime, deputetët e kaluan Ligjin e plotësuar, i cili ngjalli kundërshtimet e deputetëve të Listës Serbe, që nuk qëndruan deri në fund të seancës së dytë, në sallë.

Ligji e përcakton Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, me synimin, siç thotë, të rikthimit të kontrollit në gjithë gjigandin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img