5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Bordi i RTK-së: Me 8.9 milionë euro nuk mbijetojmë

Përmirësime të dukshme janë bërë në përmbajtjen programore në Radiotelevizionin e Kosovës gjatë këtij viti, por njëkohësisht, me buxhetin aktual të ndarë për vitin 2023, i cili është 8.9 milion euro, Transmetuesi Publik nuk mund të mbijetojë.

Bordi dhe menaxhmenti i RTK-së, raportuan në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, duke sqaruar se me buxhetin më të ulët nga mediat publike në rajon, me teknologji të vjetruar e pa investuar në të për gati dhjetë vjet e me 1.6 milionë euro borxhe të trashëguara, RTK-ja jo vetëm që do ta ketë të vështirë të sjellë cilësi në program, por rrezikon seriozisht të kolapsojë.

Besnik Boletini, kryetar i Bordit të RTK-së, duke prezantuar gjendjen e fundit në Transmetuesin Publik, dhe duke arsyetuar kërkesën për buxhet shtesë, risolli në vëmendje se nevojat nuk janë vetëm për investime të mëdha, po edhe ato bazike.

“Mbi 80% e stafit nuk kanë pajisje teknologjike, përfshirë kompjuterë. Me kursime kemi blerë 40 kompjuterë. Na duhen kompjuterë që kanë teknologji specifike, por nuk ka buxhet për blerje të tyre”, tha Boletini, duke radhitur nevoja e tjera.

“Duhen investime në serverë dhe rëndësia në investime tek ta është shumë e madhe”.

Derisa foli për aspektin financiar, ai tha se është shumë shqetësues fakti se RTK ka trashëguar 1.6 milion euro borxhe dhe herë pas herë, shfaqen përmbaruesit.

“Nëse vitin tjetër na merren këto para, RTK është e falimentuar”, tha Boletini, derisa rikujtoi përpjekjet që po bëhen që në këto kushte, të gjenden mënyra për të paguar obligimet financiare. “Disa borxhe kemi filluar t’i paguajmë si me Telekomin, që u kemi dhënë hapësirë marketingu”.

Megjithatë, kryetari i Bordit të RTK-së rikujtoi se me këtë projeksion buxhetor që është aktualisht, është e pamundur të bëhet pagesë e borxheve të tjera ose të kryhen investime.

Derisa prezantoi reformat e brendshme, ai tha se janë bërë hapat e parë për një proces të tillë të cilësuar si të domosdoshëm

Përmirësime të dukshme janë bërë në përmbajtjen programore në Radiotelevizionin e Kosovës gjatë këtij viti, por njëkohësisht, me buxhetin aktual të ndarë për vitin 2023, i cili është 8.9 milion euro, Transmetuesi Publik nuk mund të mbijetojë.

Bordi dhe menaxhmenti i RTK-së, raportuan në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, duke sqaruar se me buxhetin më të ulët nga mediat publike në rajon, me teknologji të vjetruar e pa investuar në të për gati dhjetë vjet e me 1.6 milionë euro borxhe të trashëguara, RTK-ja jo vetëm që do ta ketë të vështirë të sjellë cilësi në program, por rrezikon seriozisht të kolapsojë.

Besnik Boletini, kryetar i Bordit të RTK-së, duke prezantuar gjendjen e fundit në Transmetuesin Publik, dhe duke arsyetuar kërkesën për buxhet shtesë, risolli në vëmendje se nevojat nuk janë vetëm për investime të mëdha, po edhe ato bazike.

“Mbi 80% e stafit nuk kanë pajisje teknologjike, përfshirë kompjuterë. Me kursime kemi blerë 40 kompjuterë. Na duhen kompjuterë që kanë teknologji specifike, por nuk ka buxhet për blerje të tyre”, tha Boletini, duke radhitur nevoja e tjera.

“Duhen investime në serverë dhe rëndësia në investime tek ta është shumë e madhe”.

Derisa foli për aspektin financiar, ai tha se është shumë shqetësues fakti se RTK ka trashëguar 1.6 milion euro borxhe dhe herë pas herë, shfaqen përmbaruesit.

“Nëse vitin tjetër na merren këto para, RTK është e falimentuar”, tha Boletini, derisa rikujtoi përpjekjet që po bëhen që në këto kushte, të gjenden mënyra për të paguar obligimet financiare. “Disa borxhe kemi filluar t’i paguajmë si me Telekomin, që u kemi dhënë hapësirë marketingu”.

Megjithatë, kryetari i Bordit të RTK-së rikujtoi se me këtë projeksion buxhetor që është aktualisht, është e pamundur të bëhet pagesë e borxheve të tjera ose të kryhen investime.

Derisa prezantoi reformat e brendshme, ai tha se janë bërë hapat e parë për një proces të tillë të cilësuar si të domosdoshëm.

“Është krijuar Grup Punues për hartim të raporteve që do t’ia dorëzojë Bordit. Ka ardhur EBU për të asistuar”, tha ai. “Ne nuk paragjykojmë nëse do të ketë largime nga puna ose jo, por ideja është se duhet të ketë organogram të ri dhe të ketë persona adekuat në punë”.

Sipas tij, është krijuar momentum i ri për zhvillim të RTK-së. “Por me këtë buxhet aktual, është shumë i vështirë funksionimi”, rikujtoi Boletini.

Derisa rikujtoi se të enjten, bashkë me kryetarin e Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, do të jetë në Asamblenë vjetore të Unionit të Transmetuesve Publik Evropian (EBU), Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj deklaroi se një nga pikat e diskutimit atje, do të jetë detyrimi për rritje buxhetore për Transmetuesit Publik.

Ahmetxhekaj rikujtoi se garat e mëdha sportive, por edhe programet cilësore, për t’i siguruar, kushtojnë financiarisht.

“Blerja e të drejtave sportive, filmave, programeve, serialeve, është shumë e shtrenjtë”, tha ai. “Me 8.9 milion euro, kjo nuk mund të bëhet”.

Për këto dhe shumë arsye të tjera, siç janë investimet teknologjike, Ahmetxhekaj tha se është shumë e rëndësishme që të rishikohet buxheti për RTK-në, dhe t’i ndahet aq sa është kërkuar.

Ai rikujtoi edhe një fakt. “Jo të gjithë borxhlinjtë janë mirëkuptues sikurse këtë vit dhe ndoshta në vitin tjetër na çojnë në përmbarim dhe nëse ndodh kjo, atëherë me 8.9 milion euro, RTK falimenton”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së.

Teksa rikujtoi se tani RTK ka 25% më pak staf sesa në vitin 2021, dhe kjo jo për dëshirën e tij që ta largojë persona nga puna por sepse Auditori Gjeneral kishte gjeturs e kontratat e tyre janë ishin të paligjshme, Ahmetxhekaj deklaroi se nga kursimet në paga, vlera e të cilave ishte rreth 700 mijë euro, është krijuar hapësirë më normale pune për gazetarët. Njëkohësisht, tha se janë kryer edhe investime të tjera teknike, përfshirë edhe rregullimin dhe forcimin e sinjalit të Radio Kosovës. Megjithatë, e pranoi se me këtë buxhet, RTK ka dështuar të përmbushë edhe një pikë të Ligjit.

“Kemi dështuar të kemi programe të jashtme sepse nuk ka buxhet. Nuk kemi arritur të shpallim konkurse publike për programe të jashtme”, sqaroi ai, duke shprehur besimin se ky Komision do të shqyrtojë kërkesën e RTK-së për më shumë buxhet.

“Shpresoj se do t’i keni parasysh kërkesat tona të dorëzuara. Sipas Ligjit për RTK, 0.7 % e buxhetit të Kosovës duhet t;i ndahet RTK-së deri në zgjidhjen e çështjes së financimit”.

Driton Hetemi, anëtar i Bordit të RTK-së, paraqiti para Komisionit parlamentar, tri alternativa për tejkalimin e situatës së rëndë financiare në RTK.

Ai tha se nevojat e RTK-së janë reale dhe janë përmbledhur në projekt buxhet. Pasi rikujtoi se sipas Ligjit për RTK-në, neni 21 pika 4, ka qenë periudhë tranzitore që deri në vitin 2015, të gjendet zgjidhja për financim të Transmetuesit Publik dhe se kjo për shumë arsye nuk ka ndodhur, Hetemi saktësoi se pika tjetër e këtij ligji, që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën është se kjo duhet të vazhdojë “derisa të sigurohet financim për RTK-në”

“Vitin 2023 e konsiderojmë se është transitor në mënyrë që parapagimi të fillojë në vitin 2024”, tha Hetemi.

Duke folur për tri opsionet, ai tha se nevoja reale e RTK-së për buxhet është rreth 16 milion euro. Opsioni i dytë është buxhet shtesë prej 4.4 milion euro, të cilat do të përdoren, 1.8 milionë euro investime në pajisje teknologjike, pastaj serverë, sinjal, arkiv etj.

“Prej tyre, 1.22 milion euro do të përdoreshin për produksione të jashtme, për pasurim të programit të RTK-së, si parakusht për fillim të parapagimit nga qytetarët, sepse do të rriste shikueshmërinë, besueshmërinë e kualitetin”, tha Driton Hetemi, anëtar i Bordit të RTK-së.

“Me situatën aktuale me buxhet prej 8.9 milionë euro, mund të pagune vetëm pagat dhe mbesin rreth 500 mijë euro për shpenzime ujit, rrymës etj”.

Duke folur për mungesë investimesh për kohë të gjatë, Fatime Lumi-Qehaja, anëtare e Bordit të RTK-së, përmendi serverët, si një nga shtyllat teknologjike të Transmetuesit Publik.

“Nga viti 2013 nuk janë bërë investime. Kjo është shumë vitale sepse rrezikohet e gjithë puna e RTK ndër vite”, tha Lumi-Qehaja. “Pastaj mungojnë investimet në skenografi, kemi diskutime mbi çështjen e pronës”.

Lumi-Qehaja rikujtoi se nuk mund të mbërrihet te parapagimi për RTK-në, para se qytetarëve t’u ofrohet program i mirë. “ Po kërkojmë më shumë përkrahje për 2023, si parapërgatitje për parapagim për 2024”.

Anëtarja e Bordit të RTK-së u shpreh se gjatë këtij viti, RTK ka bërë të pamundurën për përmirësime.

“Tek skema programore kemi parë shumë investime për cilësinë e programit, që të prodhohet nga vetë RTK. Por me këtë buxhet është e pamundur”.

Madje ajo tha se edhe me shtim prej 4.4 milionë euro, është shumë e vështirë të arrihet cilësi më e lartë programore.

Ndërkohë, Alban Fetahu, udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta në RTK, pasi sqaroi se në drejtimin e tij janë Zyra Ligjore dhe menaxhimi financiar në RTK, tha se është duke ndërmarrë veprime ligjore në mbrojtje të Transmetuesit Publik.

“Jemi duke kryer kontroll të brendshëm financiar të RTK-së, që merret në mënyrë specifike me kontrollimin shpenzimeve në RTK”, tha Fetahu. “Për ta bërë një transformim të RTK-së, është e nevojshme përkrahja përmes buxhetit”, tha ai.

Duke dhënë sqarime shtesë, kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, rikujtoi se më ndërprerjen e kontratave për shërbime për 239 persona, të cilat sipas Auditorit të Përgjithshëm ishin të paligjshme, e ku kostoja ka qenë 700 mijë euro, para të cilat janë kursyer gatë këtij viti, ai shpjegoi se me këtë kosto nuk do të përballoheshin borxhet.

“Largimi i tyre ka qenë sfidë sepse shumica kanë prodhuar program. Por është bërë risistemim dhe vendet e tyre janë mbuluar me staf të brendshëm”, tha Boletini, sipas të cilit, ka qenë sforcim i madh për RTK-në. “Por goxha ia kemi dalë sepse ishte ndryshim i madh dhe i shpejtë”.

Ai u rikujtoi anëtareve të Komisionit Parlamentar se opsioni i parë është ai real, pra që RTK të ketë buxhet prej 0.7 % nga buxheti i Kosovës.

“Por kemi krijuar edhe opsion të dytë me 4.4 milionë uro, pa të cilin nuk mund të funksionojmë”, tha ai.

“Nëse nuk bëhet në asnjë mënyrë opsioni i parë, me këtë të dytin së paku të funksiononte RTK”, derisa risolli në vëmendje se Transmetuesi Publik ka borxhe që datojnë nga viti 2012. “Më këtë buxhet është e pamundur të shlyhen”.

E Driton Hetemi, duke dhënë sqarime shtesë para Komisionit Parlamentar, tha se kërkesa e Bordit për buxhet prej 16 milionë euro, është dorëzuar fillimisht në Komisionin për Buxhet e Transfere të Kuvendit të Kosovës.

“ Me buxhetin e ndarë prej 8.9 milion euro, RTK nuk mundet as të ekzistojë. E me opsionin plus 4.4 milion euro, RTK vetëm do të mbijetojë”, tha ai.

Duke dhënë shpjegime se përse RTK nuk mund të krahasohet me mediat private, Hetemi u shpreh se Transmetuesi Publik ka katër kanale televizive, një tërësisht në gjuhën serbe, dy radio e një faqe interneti.

E derisa foli për të hyrat nga marketingu, ai tha se të gjitha kursimet si edhe të ardhurat nga marketingu, nuk mund të mbulojnë gjendjen e rëndë që është me buxhetin prej 8.9 milion euro.

Teksa foli në pika të shkurtra për punët e kryera, Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj, deklaroi se pas shkëputjes së kontratave për shërbime për 239 të punësuarit, stafi është risistemuar, por edhe janë krijuar programe të reja. “Por nuk kemi arritur të kemi programe nga jashtë”, tha ai. Sipas Ahmetxhekajt, sikur të ishin 239 persona me kontrata mbi shërbime, nuk do të kishte paga as për ata me kontratë të rregullt.

“Përveç kësaj, do të ishim pa transmetim të kombëtares së Kosovës në futboll, pa të drejta për transmetim të Kampionatit Botëror në futboll, pa të drejta për materiale nga lufta në Ukrainë etj”.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar bën edhe pyetje të tjera. Deputeti Mërgim Lushtaku tha se pajtohet që me buxhetin aktual, RTK nuk mund të jetë konkurrues në tregun medial.

Por ai kërkoi sqarime se si të dilet nga kjo situatë, nëse po paguhen gazetarët për orët shtesë dhe nëse ka monitorim e sa janë efektiv.

“Si mundet një Ushtruese e Detyrës së Kryeredaktores të monitorojë këto orët shtesë. Kam informacione se disa nga punëtorët vijnë e bëjnë hyrjen dhe daljen dhe ecin në shtëpi. E kjo është shqetësuese për ata që punojnë”, tha Lushtaku.

Deputeti Njazi Isaku deklaroi se kërkesat e Bordit dhe menaxhmentit të RTK-së janë reale dhe se ndryshimin për planifikim, e kanë bërë sipas asaj ku dëshirojnë ta çojnë RTK-në.

“Është e padrejtë cungimi financiar. Mendoj se duhet që me këtë pjesën 4.4 milionë eiro, të vazhdohet si kërkesë imediate”, tha ai.

Sipas tij, RTK nuk ka qenë në formën më të mirë me program. “Kjo me siguri do të përmirësohet vit pas viti. Prandaj kjo kërkesë duhet të mbështetet”.

E deputeti Isak Shabani, anëtar i Komisionit Parlamentar, deklaroi se kërkesa e Bordit të RTK-së rrjedh nga plani për funksionim të RTK. A kërkoi të dijë nëse ka pasur komunikim apo debat me Qeverinë ose Komisionin për Buxhet, sepse siå u shpreh, ka dallim të madh mes buxhetit të ndarë dhe kërkesës.” A nuk keni pasur përkrahje apo pse?”, pyeti deputeti Shabani.

Në anën tjetër, deputeti Besim Muzaqi deklaroi se kërkesat e Bordit dhe menaxhmentit të RTK-së më shumë i kuptoi si ankesë e përgjithshme sesa si kërkesë për projekte konkrete.

Ai tha se do të donte një projekt konkret që menaxhmenti e Bordi i RTK-së, e kanë një ide se si ta pavarsojnë RTK-në sa më shpejt, që të mos mbetet barrë e buxhetit të Kosovës.

“Nëse do të kishit projekt të caktuar, ose studim fizibiliteti ose të ngjashëm, që do t’i mundësonte RTK-së të dalë nga kjo fazë. Por me kërkesa të tilla që të shtohet me aq milion, nuk më kanë bindur shumë”, tha ai.

Nga ana e tij, deputeti Fitim Haziri kërkoi të mësojë se cili është buxheti i planifikuar nga fitimi i RTK-së nga marketingu dhe se sa është fituar nga RTK në vitin 2022, duke përfshirë edhe objektivin për vitin 2024.

Duke iu drejtuar me pyetje Bordit dhe menaxhmentit të RTK-së, deputetja Arbreshë Kryeziu kërkoi të dijë nëse bazuar në planifikimet buxhetore për vitin tjetër, a është planifikuar se çfarë metodash do të përdoren që të ketë të hyra vetanake. “Të fitoni mjete nga prodhimtaria e RTK-së, produksionet, marketingu apo mënyra të tjera që ta rrisni buxhetin tuaj, pa pasur nevojë për kërkesa shtesë për rritje të buxhetit”, tha ajo.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit Parlamentar, Valon Ramadani, kërkoi të dijë nëse është parashikuar që të paguhet i gjithë borxhi dhe sa prej këtij borxhi që ka RTK, është ndaj institucioneve publike e sa ndaj atyre private.

Duke iu përgjigjur me radhë këtyre pyetjeve, kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini deklaroi se 0.7% e buxhetit të Kosovës për RTK-në është 16 milionë euro.

Ai tha se kanë marrë sinjal pozitiv për definim të pronës kurse të gjitha shtesat e orëve paguhen, përveç atyre të fundjavës të cilat kalojnë në kompensim të ditëve pushimi gjatë javës për të punësuarit e RTK-së.

Boletini deklaroi se mosardhja në punë po eliminohet dhe tani ka evidentim korrekt të punonjësve.

“Shqetësimi për hyrje-dalje pa punuar është faza e dytë që jemi duke punuar, në mënyrë që të gjithë punëtorët, duhet të dërgojnë raport për periudhë gjashtë mujore, për të treguar se çfarë kanë bërë”, tha ai.

Sipas Boletnit, do të këtë vlerësim rigoroz për punën e secilit dhe Bordi i RTK-së do të angazhohet me çdo metodë për verifikim.

“Ata që nuk punojnë, nuk do të marrin paga kot në RTK”.

Boletini deklaroi se Bordi ka dërguar kërkesa të detajuara tek kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe Ministria e Financave në detaje për mjetet shtesë.

Sa i përket parapagimit, ai tha se ka një draft që po punohet për katër propozimet se si të bëhet parapagimi, si nëpërmjet faturave të rrymës, tatimit në pagë etj. “Parapagimi është për 2024, për nëse në 2023 ngecim, problem të kërkohet parapagimi”, tha kryetari i Bordit të RTK-së, duke shtuar se të hyrat nga marketingu për vitin 2022, ishin rreth 550 mijë euro.

“Kemi paraparë të hyra nga marketingu e kemi paraparë edhe të hyra të tjera nga rrjete sociale. Jemi në përfundim të verifikimit të faqes sepse përgjatë viteve është mbyllur disa herë shkaku i të drejtave të autorit, por jemi afër verifikimit të faqeve të RTK-së”.

Anëtari i Bordit të RTK-së, Driton Hetemi, sqaroi se të gjitha investimet e planifikuara në RTK janë investime të lëvizshme.

“Sepse nuk mund të planifikojmë investime në objekt ngase nuk e dimë nëse do të jetë objekti ynë final”, tha ai. “Investimet janë në ato që lëvizin si studio, drita etj”.

Ait ha se buxheti imediat i parashikon ku do të shkojnë paratë. “Shlyerja e borxheve 1.6 milion euro, pastaj 1 milion për produksione të jashtme, e të tjerat janë shtrirja e sinjalit në krejt vendin, pastaj investime teknologjike etj”.

Ai rikujtoi se me kursimet e këtij viti, është investuar në teknologji për të shtrirë sinjalin e RTK1 e RTK2 edhe në veri të Kosovës, që nuk ka qenë më herët.

“Të hyrat nga marketingu do të jetë më i mirë tani shkaku edhe i Kampionatit Botëror, krahasuar me tremujorët e kaluar”.

E Drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, tha se pret që Kuvendi i Kosovës ta miratojë buxhetin për RTK-në në shifrën 0.7% të buxhetit të Kosovës, dhe kjo është arsyeja përse janë në këtë Komision.

“Kuvendi është themelues i RTK-së. Shpresoj se deputetët ta kenë parasysh situatën e RTK-së”, tha ai. “Në projektin e investimeve i keni të specifikuara të gjitha investimet”.

Sa i përket punës së të punësuarve në RTK, Ahmetxhekaj tha se me 1 dhjetor zyrtarisht fillon vlerësimi i përformancës për secilin të punësuar”, tha ai, duke shtuar se “nuk do të ketë vlerësime vetëm sa për të thënë, por do të jenë reale”.

Duke folur për të hyrat financiare, ai tha se shpreson që me programe më cilësore, do të mund të fitohet më shumë nga monetizimi.

“Parashikimet i kemi që vitin tjetër, të kemi 1 milion euro fitime nga rrjetet sociale. Por nëse kemi program edhe më cilësor, atëherë edhe të hyrat duhet të ishin më të larta”.

Nga ana e saj, anëtarja e Bordit të RTK-së, Fatime Lumi-Qehaja, sugjeroi që mbledhjet e Bordit dhe menaxhmentit të RTK-së me Komisionin parlamentar të zhvendosen nga çdo tre muaj siç është tani në dy herë në vit.

“Ne çdo tre muaj të raportojmë në Komision. Si Bord nuk e kemi problem por për të punësuarit. Por ndoshta pas kësaj periudhe të qëndrueshmërisë e ku kemi përformuar me zero borxhe, do të ishte mirë të raportojmë njësoj si organizatat tjera buxhetore”, tha Lumi-Qehaja.

Një kërkesë e tillë tha se do të evidentohet, ndonëse kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, deklaroi se nuk e shikon si problem që të raportohet dhe çdo tre muaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img