Bordi i KOSTT-it ka shkarkuar nga detyra kryeshefin e saj, Mustafë Hasani.
Burime të “Indeksonline” mësojnë se shkarkimi i tij erdhi me shumicë votash.
Kujtojmë se me 9 nëntor të vitit të kaluar, me vendimin e bordit të drejtorëve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, Mustafë Hasani kishte marrë detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv.
Ai ishte kthyer në vendin e punës si Kryeshef Ekzekutiv pas urdhrit të gjykatës dhe vendimit të bordit për të zbatuar këtë urdhër.
Vlen të theksohet se KOSTT SH.A. është Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, kompani publike me 100 % të aksioneve shtetërore.