0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bordi i Drejtorëve të AKP-së reagon ndaj deklaratave të Isa Mustafës

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeministrit të vendit, njëherësh kryetarit të LDK-,së Isa Mustafa.

Ky bord është shprehur i befasuar me deklarimet e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa në lidhje me AKP-në dhe Bordin e që lidhen me shkarkimin e drejtorit menaxhues dhe më pas dorëheqjen e kryesuesit të Bordit.Sipas një njoftimi për media thuhet se AKP është institucion i pavarur i themeluar nga ana e Kuvendit të Kosovës përmes Ligjit që është miratuar nga ana e deputetëve të të gjitha partive politike pa dallim.

“Pra, AKP nuk është agjenci qeveritare dhe as politike, por është institucion i Kuvendit, mbikëqyret nga Kuvendi dhe i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës. Funksionimi i AKP-së, sipas ligjit, është rregulluar asisoj që si organ vendim marrës ka Bordin e Drejtorëve, me përbërje prej tetë anëtarëve dhe që të gjithë emërohen nga ana e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryetari i LDK-së, ish kryeministri Mustafa duhet ta ketë parasysh se është obligim ligjor që vendimet e Bordit të Drejtorëve të respektohen nga të gjithë, edhe atëherë kur vendimet për ndonjë arsye mund të mos pëlqehen, ashtu siç është detyrë e obligim i të gjithëve që të respektohet integriteti i anëtarëve të Bordit si të emëruarit e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Rikujtojmë se struktura aktuale e Bordit të Drejtorëve është votuar në Kuvendin e Kosovës edhe nga deputetët e partisë që udhëheqë z.Mustafa”, thuhet në njoftimi për media, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjerash është shtuar se në shumicën e rasteve vendimet e Bordit të Drejtorëve janë marrë në mënyrë unanime, prandaj rezultatet e të arriturat gjatë këtyre viteve janë produkt i punës së përbashkët të të gjithë tetë anëtarëve të Bordit dhe menaxhmentit.

Nga Bordi i Drejtorëve të AKP-së është thënë gjithashtu se vlerësimet selektive e subjektive për anëtarë të caktuar të Bordit në njërën anë e paragjykime për kinse veprime joligjore për anëtarë të tjerë të Bordit janë të pasakta, të dëmshme që lëndojnë rëndë imazhin e shtatë Drejtorëve të Bordit, të  Agjencisë si institucion e të qindra të punësuarve në AKP që punojnë me përkushtim e sakrificë në procesin ndër më të ndjeshmit për vendin tonë.

“Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbetet i përkushtuar për të kryer mandatin e vet ligjor dhe kërkon nga të gjithë institucionet e nga përfaqësuesit e tyre që të japin kontributin e tyre në funksion të ndihmës e zhvillimit të procesit të privatizimit në Kosovë”, përfundohet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img