Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi ka konfirmuar se nuk do të marrin pjesën në takimin e thirrur nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti.
Ibrahimi ka thënë se Bordi e ka marrë këtë vendim pasi që nuk janë ftuar të jenë pjesë e ekipit anti-Covid.
Përderisa Kurti ka thirrur për takim urgjent krerët e komunave rreth pandemisë dhe situatës së krijuar.
Në këtë takim mes Kurtit dhe kryetarëve të komunave pritet të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.