0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Bordi i AKP-së aprovon rregulloren për monitorimin e “Trepçës”

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës që u kryesua nga Petrit Gashi, ku u diskutuan çështje të shumta të përcaktuara me Rendin e Ditës dhe u morën vendime të rëndësishme në lidhje me Ndërmarrjet Shoqërore në vend.
Bordi diskutoi gjerësisht për aktivitetet e fundit të AKP-së dhe për proceset e planifikuara në të ardhmen dhe në këtë kuadër Bordi shqyrtoi planin e punës të Agjencisë për periudhën e mbetur të vitit 2016 të paraqitur nga menaxhmenti dhe pas diskutimeve e aprovoi atë. Po ashtu diskutoi dhe e miratoi buxhetin vjetor të Agjencisë për vitin e ardhshëm 2017.
Gjatë mbledhjes, raportoi Komiteti i Auditimit i Bordit të Drejtorëve dhe doli me udhëzime për  Menaxhmentin që të përgatitë Planin e Implementimit për adresimin e të gjeturave të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe të Njësisë së Brendshme të Auditimit.
Një prej pikave më me prioritet për Bordin dhe Menaxhmentin e AKP-së konsiderohet Trepça dhe pati diskutime të shumta në lidhje me këtë ndërmarrje të rëndësisë së veçantë për ekonominë e Kosovës ku u shqyrtua raporti i punës së ndërmarrjes Trepça si dhe aprovoi Rregulloren për monitorimin e ndërmarrjes shoqërore “Trepça” nën administrimin e AKP-së.
U diskutua edhe në lidhje me kërkesat për ndryshimet e Ligjit të AKP-së, me ç’rast Komisioni i formuar nga Agjencia për këtë qëllim është duke hartuar propozime për ndryshime dhe përmirësime të përmbajtjes së ligjit, të cilat propozime do t’i dërgohen organeve qendrore vendimmarrëse.
Bordi i Drejtorëve u informua nga Komisioni për aprovim të raporteve të shpërndarjes së pagesave të kreditorëve në procesin e likuidimit dhe për zhvillimin e këtij procesi të likuidimit    në periudhën e ardhshme.
Gjatë këtij takimi Bordi aprovoi raportet e pagesave për kreditorët e 11 ndërmarrjeve shoqërore me shumë rreth 250 mijë euro. Po ashtu, Bordi aprovoi raportet e Komisionit për shitjen e 28 banesave të NSh-ve tek shfrytëzuesit e ligjshëm bazuar në Ligjin në fuqi.
Gjatë kësaj mbledhje u shqyrtua edhe kërkesa e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit  Hapësinor për dhënien e pëlqimit për lejimin e bartjes së pronës së NSh “Auto Moto” dhe NSh “Ina Zagreb” për nevojat e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës, e paraqitur konform vendimit përfundimtar të Qeverisë dhe e miratoi këtë kërkesë.
Bordi shqyrtoi dhe aprovoi një numër të qiradhënieve të aseteve të NSh-ve. Gjithashtu shqyrtoi raportin e Komisionit përkatës në lidhje me përcaktimin e statusit të personin juridik “Llotaria e Kosovës” dhe në harmoni me Ligjin e AKP-së e liroi atë nga administrimi i Agjencisë dhe e miratoi bartjen e kësaj ndërmarrje nën administrim të Qeverisë së Kosovës.
Mbledhja e ardhshme e Bordit është caktuar për datën 31 gusht 2016.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img