Me qëllim të ruajtjes së fondit të pyjeve në Kosovë, Bordi i Drejtorëve, në takimin e rregullt ka aprovuar dorëzimin e Ndërmarrjes Ekonomia Pyjore me mijërahektar tek Agjencia Pyjore e Kosovës në përputhje me Ligjin mbi Pyjet Nr.08/L-137
Përveç kësaj Bordi gjithashtu aprovoj Planin e punës dhe të performancës së AKP-së për vitin 2024, duke theksuar që viti 2024 do të jetë vit i përmbylljes së AKP-së në përputhje me strategjinë e aprovuar tashmë.
Në këtë takim gjithashtu u shqyrtua edhe raporti mujor për Brezovicën, për të cilën Bordi kishte aprovuar investime shtesë në riparimin e pajisjeve të cilat do të shërbejnë për një resort më të mirë skijimi dhe renovimin e Hotel Molikës me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për vizitorët e shumtë që pritet të ketë gjatë sezonit të dimrit. Për më tepër Bordi kërkoj nga Menaxhmenti që të merren të gjitha masat e nevojshme për t’u mundësuar pushuesve një turizëm të përshtatshëm dimëror.
Ndër të tjera Bordi gjithashtu aprovoj propozimet e Menaxhmentit për të lejuar Komunën e Podujevës për rrënimin dhe largimin e gërmadhave nëpër ngastrat e ndryshme kadastrale, të cilat tashmë kanë marr karakter për të mirën publike dhe do të shpronësohen nga Komuna e Podujevës.
Përfundimisht Bordi aprovoj edhe kërkesa tjera nga Autoriteti i Likuidimit për heqje dorë nga asetet të cilat tashmë shfrytëzohen për të mirën publike por mbahen ende në regjistrat e Ndërmarrjeve Shoqërore të menaxhuara nga AKP-ja.