-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bora Zemani flet për problemet me ankthin: Nuk është turp të kërkoni ndihmë

Prezantuesja e njohur shqiptare, Bora Zemani është një prej figurave më të dashura në ekran.

Ajo krahas një karriere të suksesshme në televizion është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Vetëm në llogarinë e saj në Instagram, Bora aktualisht numër një milion ndjekës, aty ku së fundmi ka zhvilluar një pyetësor me fansat e saj.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Në njërën prej tyre, moderatorja është pyetur nëse ka kaluar ndonjëherë sulme të ankthit dhe panikut.

Bora e pranoi që ka kaluar në probleme të tilla dhe tha se ndihet mirë që tashmë flitet hapur për shëndetin mendor.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Ajo tutje tha se nuk është turp të vuash nga ankthi apo depresioni dhe as të kërkohet ndihmë për probleme të tilla.

“Po. Është sëmundje e shekullit dhe gjithmonë e më rrallë po dëgjojmë për njerëz që nuk i kanë këto probleme. Por më vjen mirë që të gjithë flasin hapur tani dhe ndihmë kërkohet shumë më thjeshtë. Nuk është turp të vuash nga ankthi apo edhe depresioni. Nuk është turp të kërkoni ndihmë. Përkundrazi! Mua më ka ndihmuar fakti që kam folur me njerëz të mi të afërt për gjendjen time dhe kam kërkuar ndihmë profesionale. Bëhuni të fortë”, ishte përgjigja e Borës.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Ndërkohë, prezantuesja gjithashtu për fansat ka zbuluar se është në përgatitje të një projekti të ri bashkë me partnerin e saj, Donald Veshaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img