Dy javë pasi që kemi hyrë në sezonin veror, reshje të dendura bore janë kthyer në Kosovë.
Në shumë pjesë të vendit tashmë bora ka mbuluar territorin.
Ndërkaq, në komunë e Suharekës, bora tashmë ka nisur të paraqes edhe vështirësi qarkullimi në komunikacion.
Kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka njoftuar se tanimë janë aktivizuar kapacitetet në dispozicion për pastrimin e rrugëve në Budakovë dhe fshatra të tjera.
“Jemi në përpjekje të vazhdueshme që bora të pastrohet nga rrugët në Budakovë dhe fshatrat tjera”, ka shkruar Muharremaj.