Site icon PrishtinaPress

Bora në magjistralen Prizren-Gjakovë krijon kolona, MI-ja thotë se rrugët janë të pastruara

Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, pavarësisht reshjeve të borës.

Mirëpo kjo nuk duket në magjistralen Prizren-Gjakovë.

Nga pamjet shihet se kjo magjistrale është rënduar nga bora ndërsa veturat kanë krijuar kolonë.

“Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se të gjitha rrugët në menaxhim të MI-së, janë të hapura për qarkullim, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës. Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vozitin në përputhje me rregullat e komunikacionit, duke ju përshtatur kushteve atmosferike, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Exit mobile version