Javë më parë Klea Huta dhe Elgit Doda kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Të pranishëm në dasmën e tyre ishin edhe shumë personazhe VIP si Ermal Fejzullahu me bashkëshorten e tij, Donal Veshaj, Bora Zemani e Romeo Veshaj.

Në një intervistë gjatë ceremonisë, Romeo është pyetur nëse do të ketë një dasmë së shpejti nga ai ose nga vëllau i tij binjakë.

Duke zbuluar se vetë është beqar, aktori tha se u thotë shpesh Borës dhe Donaldit të bëjnë një dasmë, por shtoi se deri tani nuk po e dëgjojnë.
“Do vdisja po të shihja Donaldin dhe Borën duke u martuar. Unë iu them shpesh ‘Pse nuk e bëni një dasmë?’ Nuk e di nëse e kanë në plan, mua nuk po më dëgjojnë. Ndoshta ma bëjnë surprizë”, tha ai.
