Site icon PrishtinaPress

Bora bllokon rrugën që lidh Kosovën me Malin e Zi

E mbyllur vazhdon të jetë vendkalimi kufitar Kullë, që lidh Republikën e Kosovës me atë të Malit të Zi.

Qendra për Menaxhim Kufitar njoftoi se rruga është e pakalueshme për shkak të dendësisë së borës në atë zonë.

Kjo gjendje vazhdon të jetë tash e disa ditë me radhë.

Ndërsa, në pikat e tjera kufitare situata është normale, pa pritje të gjata.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me reshje bore.

Exit mobile version