Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin tonë këto javë, kanë bllokuar mjaft rrugë të rëndësishme përfshirë këtu edhe rrugë që të çojnë në vende turistike.
Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe çiftit më të ri të showbiz-it shqiptar, moderatores Elita Rudi dhe reperit Gjiko.
Elita ka postuar në InstaStory një video ku shfaqet brenda një makine, ndërkohë dallohet rruga e bllokuar, në të cilën po punon një borëpastruese.
“Sa të mirë tetovarët”, – shkruan moderatorja përbri fotos. /Blitz