Site icon PrishtinaPress

Boone takon Lajçakun: Përsërita përkrahjen e Francës për dialogun, mirëpresim progresin për targat

Sekretarja e Shtetit francez për Evropën, Laurence Boone, ka shkruar për takimin që ka zhvilluar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Boone ka shkruar se në bisedën me emisarin sllovak ka pasur mundësinë për të përsëritur përkrahjen konstante të Francës për ndërmjetësimin e dialogut për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi nga Bashkimi Evropian.

Sekretarja e Jashtme Franceze ka përmendur gjithashtu zbatimin e marrëveshjeve për targat, duke thënë se e mirëpret një progres të tillë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Exit mobile version