-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bonucci refuzon Cityn

Sipas raportimeve të fundit, Leonardo Bonucci ka hedhur poshtë mundësinë për t’u bashkuar me Manchester Cityn nga Juventus.
29-vjeçari italian është pjesë e bardhezinjve që nga viti 2010, ku është pjesë e një mbrojtje të fortë me tre së bashku me Andrea Barzagli dhe Giorgio Chiellini, për Juventusin dhe kombëtaren e Italisë.
Shfaqjet e tij kanë kapur syrin e trajnerit të ri të Cityt, Pep Guardiolës, të cilit i  është dhënë një përgjegjësi për të fituar Ligën e Kampionëve gjatë qëndrimit të tij në Etihad Stadium.

Megjithatë, Gazzetta dello Sport thotë se Bonucci ka hedhur poshtë mundësinë e dyfishit të pagës që aktualisht fiton në Torino, duke zgjedhur të qëndrojë me ekipin e Max Allegrit, pasi ata përpiqen vetë për të pushtuar Evropën.
Gazetat e përditshme sportive italiane gjithashtu pohojnë se Juve tash do të shpërblejë besnikërinë e qendërmbrojtësit të tyre duke i ofruar atij një kontratë të re të përmirësuar në klub.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img