Site icon PrishtinaPress

Bonucci do të bëhet i dyti më i paguari te Juve

Leonardo Bonuccit do t’i ofrohet kontratë e re, nga e cila do të përfitojë pesë milionë euro.
Juventusi dëshiron ta pengojë largimin e lojtarit, i cili kërkohet nga klubet e pasura, si City dhe Chelsea.
Qendërmbrojtësi italian vlerësohet për cilësitë e tij, pasi krahas angazhimit në mbrojtje, angazhohet edhe në ndërtimin e lojës.
Kjo është arsyeja kryesore pse Pep Guardiola e dëshiron në Etihad Stadium. Derisa Antonio Conte e njeh mirë nga koha te Bianconerët.
Sidoqoftë, sipas Calciomercato.com, Zonja e Vjetër do ta mbajë me çdo kusht në skuadër.
Në këtë mënyrë, ai do të bëhej lojtari i dytë më i paguar te Juve (pas Gonzalo Higuainit).

Exit mobile version