Site icon PrishtinaPress

Bombardimi i spitalit në Gaza, reagon Osmani: Jetët e pafajshme duhet të mbrohen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas situatës në Gaza, ku u bombardua një spital.

Osmani në platformën “X” ka shkruar se jetët e pafajshme duhet të mbrohen.

“Është shkatërruese të shohësh pasojat në jetë njerëzore me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, ka shkruar Osmani.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të martën se ushtria e Izraelit e ka bombarduar një spital në qytetin e Gazës, i cili ishte i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim, duke i vrarë qindra prej tyre, raporton Associated Press (AP).

Izraeli i ka mohuar pretendimet se e ka bombarduar spitalin.

Exit mobile version