“Unë mendoj se anëtarësimi në NATO është një objektiv legjitim”, kështu është përgjigjur ish-këshilltari për siguri për Siguri Kombëtare të ShBA-së, John Bolton, kur është pyetur nëse zgjerimi i NATO-së është përgjigjja e duhur për sigurinë në botë.
Bolton në një intervistë për Klan Kosovën, ka deklaruar se përgatitja kërkesës së Kosovës për anëtarsim është veprim i duhur.
“Mendoj se është një gjë e mirë të përgatitësh aplikacionin. Unë mendoj se ne duhet të shikojmë vendet në Evropë që ende nuk i janë bashkangjitur NATO-s si anëtarë të mundshëm”, tha Bolton.
Ai ka treguar edhe për pasojat e kundërshtimeve nga Gjermani e Franca, në vitin 2008 kundër shpejtimin të anëtarsimit të Ukrainës dhe Gjerorgjisë në NATO, pas kërkesës së Presidentit George W. Bush.
“Në vitin 2008, presidenti George W. Bush propozoi sjelljen e Ukrainës dhe Gjeorgjisë në një rrugë të përshpejtuar drejt anëtarësimit në NATO. Franca dhe Gjermania thanë jo. Dhe Ukraina dhe Gjeorgjia nuk iu bashkëngjit kurrë NATO-s”.
“Katër muaj më vonë, në gusht të vitit 2008, rusët pushtuan Gjeorgjinë dhe në vitin 2014 pushtuan Ukrainën. Kjo nuk është ajo që ne duam të shohim të ndodhë diku tjetër. Kështu që unë mendoj se anëtarësimi në NATO është një objektiv legjitim. Dhe unë gjithashtu mendoj se të menduarit për përfitimet nga anëtarësimi në NATO mund t’i ndihmojë ato që janë jashtë NATO-s të kapërcejnë disa nga dallimet e tyre të mbetura”, tha më tej Bolton në këtë intervistë.