Site icon PrishtinaPress

Bolt pa medalje në Pekin, arsyeja është e pabesueshme

Usain Bolt, një nga atletët më të mirë të të gjitha kohërave, do të duhet të kthejë një nga nëntë medaljet e arta olimpike.

Bëhet fjalë për medaljen të cilën Bolt e kishte marrë me ekipin e stafetës së Xhamajkës në Lojërat e Olimpike të Pekinit në vitin 2008, dhe arsyeja është se njëri nga shokët e tij ishte me doping, raporton Anadolu Agency (AA).

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka njoftuar se Nesta Carter ishte pozitiv ndaj stubstancës së ndaluar metilheksanaminit, gjatë ritestimit të mostrave të marra gjatë Lojërave Olimpike në Pekin në vitin 2008.

“Përfaqësuesja e Xhamajkës në 4×100 metra është diskulifikuar dhe medaljet, distinktet dhe diplomat janë tërhequr dhe të njëjtat duhet të kthehen”, thuhet nga KON-i.

Përveç Bolt dhe Carter në ekipin e stafetës së Xhamajkës 4×100 në Pekin kishin vrapuar edhe Michael Frater dhe Asafa Powell, ndërsa Dwigth Thomas vrapoi në garën kualifikuese.

Exit mobile version