Site icon PrishtinaPress

Bolt: Kam shumë oferta

 

Usain Bolt ka thënë se mund të heqë dorë nga ëndrra e tij për t’u bërë futbollist profesionist pavarësisht se ka shumë oferta dhe se vendimin do ta marrë në fund të këtij muaji.

Tetë herë kampioni Olimpik, nuk ka arritur që ta vazhdojë kontratën me klubin nga Australia, Central Coast Mariners pas provës që kishte me në A-League, transmeton Gazeta Express.

“Ne nuk arritëm një marrëveshje me central Coast, mirëpo kam shumë oferta nga klube të tjera”, ka thënë Bolt.

“Tani ne thjesht jemi duke menduar se çfarë do të bëjmë2.

“Vendimi do të merret para fundit të muajit nëntor nëse do të shkoj te ndonjë klub ose jo”.

Bolt kishte shënuar dy gola në një miqësore në tetor, mirëpo nuk ka arritur marrëveshje me klubin për një kontratë profesionale.

 

Exit mobile version