Bologna ka treguar forcën edhe ndaj Romës, duke e mposhtur me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 16-të të elitës së futbollit italian.
Rasti i parë serioz për gol në këtë takim i takoi Romës, të cilët rrezikuan përmes Andrea Belottit por goditja e tij me kokë u ndal nga portieri vendas.
Bologna kaloi në avantazh përmes Nikola Moros (37’) i cili ballë për ballë me portierin nuk gabon dhe shënon në cepin e majtë të portës për 1-0.
Në pjesën e dytë pritej reagimi i Romës, por në fakt ndodhi e kundërta, pasi ata pësuan edhe golin e dytë në këtë sfidë.
Ishte Rasmus Kristiensen (49’) që shënoi në rrjetën e portës së tij për të çuar rezultatin në 2-0.
Deri në fund nuk kishte më raste të tjera dhe Bologna mori fitoren e shtatë sezonale dhe mban vendin e katërt me 28 pikë. Roma mbetet e shtata me 25 pikë.