Site icon PrishtinaPress

Boksierja kroate e injoron serben, s’ia zgjat dorën pas meçit

Boksierja kroate, Sara Beram e ka injoruar kolegen serbe pas meçit të zhvilluar mes tyre në Lojërat Evropiane.

Boksierja serbe, Natalija Sadrina e fitoi meçin e vlefshëm për kategorinë deri në 60 kilogramë, për ta siguruar kështu medaljen në “Krakow 2023”.

Pasi u shpall fituese, boksierja serbe shkoi për ta përshëndetur kroaten, Beram, e cila e injoroi keq atë duke mos ia zgjatur dorën.

Kroatja me inat në dy tentimet e kundërshtares nuk pranoi të përshëndetej me të.

Siç dihet, kroatët dhe serbët vazhdojnë të kenë inat dhe rivalitet mes tyre që nga vitet e 90-ta kur kishte shpërthyer lufta në Kroaci. 

Exit mobile version