Një ngjarje e trishtë ka ardhur nga Amerika ku boksieri Isiah Jones është vrarë pas një mosmarrëveshjeje me vëllain e tij.
Jones ishte 28-vjeçar dhe kishte një karrierë të mirë në boks.
Roshaën Jones, i cili ka punuar si trajner i Isiah, tha se boksieri kishte debatuar me vëllain e tij të hënën në mbrëmje përpara se të qëllohej në kokë.
Policia e Detroitit nuk e ka konfirmuar këtë informacion, por tha se një 28-vjeçar u vra pas një debati me një të afërm të hënën në mbrëmje./Prishtinapress/