Site icon PrishtinaPress

Bojkoti i VV-së ndaj mediave, Maliqi: Po këto media e katapultuan Kurtin në pushtet, qartazi është i pasigurt

Rreth bojkotit që Vetëvendosja i bëri mediave dhe programeve kryesore të debateve politike, studiuesi Agon Maliqi, ka shkruar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “është qartazi i pasigurt dhe me tipare totalitare” duke rikujtuar se Kurti atëbotë opozitare saktësisht në këto media “u katapultua në pushtet”.

“Televizionet tona kanë mangësi, por ato janë arenë e demokracisë sonë … e tillë çfarë është: e papërkryer. Ishin po këto televizione me po këta pronarë që e katapultuan Kurtin në pushtet dhe nuk ia kursyen kritikat pushteteve të mëparshme”, shkroi Maliqi.

“T’i bojkotosh sot debatet televizive dhe përballjen me kritikën ndaj qeverisjes, pasi ke pasur terren krejt të lirë në këto media si opozitar, kjo dëshmon se je jo vetëm arrogant dhe përbuzës ndaj votuesve, por je qartazi edhe i thellësisht i pasigurt dhe me tipare totalitare”, tha ai.

Exit mobile version