15.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Boiken Abazi ofendon deputetët e PDK-së: Si kriminelë ordinerë, nuk trembin më askënd

Boiken Abazi, zyrtar i lartë i LVV-së nga Shqipëria, e ka komentuar dhunën e djeshme në Kuvendin e Kosovës. Në fakt, ai ka bërë akuza me cilësime të rënda ndaj deputetëve të PDK-së, të cilët u përfshin në përleshjen e fërkimet fizike që ndodhën në dy raste.

Përveç rishkrimit të historisë (duke mohuar dhunën e VV-së ndaj kundërshtarëve të saj e institucioneve të shtetit), Abazi e ka cilësuar si të orkestruar sulmin fizik që ndodhi dje.

“Sulmi fizik në Kuvend ishte i orkestruar, duket qartë edhe Kamishi qe vjen nga mbrapa linjës së dytë ose të tretë për të goditur me grusht, edhe pse nuk po i rrezikohej asnjë prej kolegëve.” – shkroi ai fillimisht.

Në fund të statusit, Abazi e lëshoi gjuhën (nejse, në këtë rast dorën), duke bërë një akuzë të rëndë ndaj deputetëve të PDK-së, të cilët ishin pjesë e përleshjes fizike. Ai tha se Bekim Haxhiu-Kamishi dhe kolegët e tij të PDK-së e shfaqën dëshirën e madhe për të lënduar fizikisht “si kriminelë ordinerë”.

“Ndërsa Kamishin me kolegët e tij sot e pashë duke shfaqur dëshirën e madhe për të lënduar fizikisht, në mungesë të argumenteve dhe legjitimitetit… si kriminelë ordinerë, por nuk trembin më askënd.” – shkroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img