Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Goran Bregoviç është kolona zanore e “Ballkanit të Hapur”, e “vllaznim-bashkimit” Vuçiç-Rama.
Në një postim në facebook, Abazi ka thënë se “rastësisht” Festa e Birrës në Beograd mbahet në të njejtën datë me Festën e Birrës në Korçë.
Postimi i plotë:
“Rastësisht”, Festa e Birrës në Beograd mbahet në të njëjtat data si Festa e Birrës në Korçë: 18-22 gusht. Sërish “rastësisht”, Bregoviç e ka hapur mbrëmë Festën e Birrës në Beograd në natën e parë, dhe është ftuar ta mbyllë Festën e Birrës në Korçë në natën e fundit.
Jugonostalgjiku Bregoviç është kolona zanore e “Ballkanit të Hapur”, e “vllaznim-bashkimit” Vuçiç-Rama.
Foto më poshtë është marrë nga koncerti i Bregoviçit mbrëmë në Beograd në hapjen e Festës së Birrës.