-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Bogujevci ia përmendi masakrën ndaj familjes së saj, Gashi tregon se si u përplasën me Daçiqin

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka folur pas zhvillimeve në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës që po mbahet në Kretë.

”Ne nuk kemi bërë asgjë të jashtëzakonshme, ne kemi bërë punën tonë, në përfaqësimin e Kosovës. Në këtë takim patëm një ballafaqim me Daçiqin”, tha Gashi.

Sipas Gashit, Daçiqi u mundua që të mos lejoj që Kosovës t’i jepet fjala. Pas kësaj, Gashi tregoi se ata kanë kundërshtuar Daçiqin, duke shtuar se kanë “deklaruar se si mund të flasim për vlera, kur Kosova të mos jetë në këto sesione e forume”.

Ai tha se përplasja me Daçiqin ishte për çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

”Unë i thash që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës, dhe ka konstatuar se Kosova është rast “sui generis””, tha ai në Kanal 10.

Ai tha se deputetja Saranda Bogujevci ka pasur një paraqitja shumë të mirë.

Gashi tregoi se si Bogujevci i tha Daçiqit se regjimi i Millosheviqit ku ishte pjesë edhe vetë kryetari i Kuvendit të Serbisë, ia ka vrarë thuajse tërë familjes.

”Patëm një paraqitje dinjitoze”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img