Udhëheqësi i Lëvizjes “Odgovor” Boban Bogdanovic, që njihet si person kontravers me qëndrimet e tij, ka shkruar në rrjetin social Twitter se sipas informacioneve që ai posedon deri më tash janë 5 të vrarë në përplasjen mes terroristëve dhe Policisë së Kosovës, shkruan GazetaDemos.
“Numri i viktimave në konfliktin mes Policisë së Kosovës dhe terroristëve po rritet! Sipas informacioneve që unë kamë, janë 5 të vdekur”, ka shkruar Boban Bogdanovic në Twitter.