Në pritjen e veturave të reja nga BMW në segmentin SUV, ne ju sjellim imazhin më bindës të modelit të ri deri më tani.
Mangus_Concepts është përgjegjës për paraqitjet bazuar në fotot e mëparshme ‘spiun’e dhe nënshkrimin më të fundit të dizajnit të BMW-së.
Më pak e rëndësishme është nëse ky do të jetë një X8 M apo thjesht një XM.
Edhe ky model ka një grilë të përparme të zgjeruar me “veshka” të spikatura, pak a shumë si Seria e 7 e re.
Në pjesën e pasme, modeli është pak më pak dramatik, me drita më të mëdha LED me orientim horizontal.
Dhe së fundi, le të përsërisim informacionin jozyrtar se kjo do të jetë BMW shumë e fuqishme.
Po flitet për një kombinim hibrid plug-in me 4.4 V8 turbo benzinë dhe një motor elektrik që do të japë një maksimum prej të paktën 750 kuaj fuqi.