Rrjedhin pamjet, që e tregojnë pjesën e pasme të këtij modeli të ri
Kohë më parë, e kemi parë BMW M3 që testohej me shtresa të konsiderueshme kamuflazhi, ndërsa pritej që të shfaqej deri në vitin që vjen.
Megjithëse ishte thënë se nuk do të arrijë para fillimit të vitit 2021, ka rrjedhur një imazh që e shfaq këtë makinë më herët se që pritej edhe pse vetëm një pjesë.
Në fotografinë e shpërndarë në rrjetet sociale, shihet vetëm pjesa pasme e M3, që shihet se ka linja të reja shumë të fryra.
Bazuar në madhësinë e gypave për nxjerrjen e gazrave, që janë më të vogla në krahasim me ato të makinave që janë gjatë procesit të testimit, mund të thuhet se është gati për prodhim.
Sa i përket dukjes së jashtme, BMW M3 i ri ka grill shumë më të gjerë, si dhe linja shumë më të mira.