Site icon PrishtinaPress

BMW ka ndërtuar një varkë elektrike elegante të quajtur “Icon”

Në një përpjekje për tu ngjitur në skenë tek disa nga më të njohurat e Hollivudit, BMW ka lansuar një varkë të re gati për prodhim.

Në bashkëpunim me prodhuesin e anijeve Tyde, “The Icon” ka bërë debutimin e saj dramatik në Festivalin e Filmit në Kanë të këtij viti.

Duke përmbajtur 2 motorë elektrik me kapacitet prej 100kW që fuqizohen nga 6 bateri të BMW i3, anija pa emetime gazrash mund të mbuloj 92.6 kilometra. “Icon” përdor një konfigurim të stilit hidrofoil për të vozitur pa probleme deri në 30 nyje, raporton Top Gear.

Me sa duket, fleta metalike – ku trupi i anijes është mbi sipërfaqe, dhe jo poshtë saj sikurse varkat e tjera konvencionale – redukton energjinë e kërkuar deri në 80 për qind.

Trupi shumë i sheshtë i “Icon” mundëson një zonë të gjerë prej 4,5 metrave në pjesën e pasme të varkës, duke krijuar një kabinë të gjerë sikurse një sallon.

Duket sikurse një “lounge”, madje ka edhe tapiceri, ulëse që rrotullohen deri në 360 shkallë dhe tableta individuale.

Në mes të kuvertës, stacioni i komandës ka kontrolle të stilit iDrive, kontroll me zë dhe një ekran me prekje prej 32 inçëve me një rezolucion 6k, perfekte nëse dëshironi ta shihni festivalin e Kanës.

Është pak më shumë se 13 metra e gjatë, me panele xhami të zbukuruar dhe altroparlant të sponsorizuar nga Dolby Atmos.

Dhe duke folur për më të njohurit e Hollivudit, ekziston një “prapaskenë zanore në bord” nga kompozitori fitues i Oskarit, Hans Zimmer.

 

Exit mobile version