Nëse jeni një fans i BMW, atëherë një model si 540i Sport Line do t’jua bëjë me dije se gjithmonë ka më shumë se një mënyrë se si të ‘vishet’ një model i Serisë-5.
Vetura u shfaq në BMW Abu Dhabi, dhe gjykuar nga këto foto më poshtë, vetura sportive duket mjaft e mirë.
Luksi veturës nuk i mungon as nga jashtë, por as edhe nga brenda, transmeton Gazeta Express.
E sa i përket performancës, 540i ka 335 kuaj-fuqi mjaftueshëm sa për të kapur 100kmh në vetëm 5.1 sekonda.








