Site icon PrishtinaPress

Bllokohet puna e gjyqësorit, punëtorët e gjykatave dhe prokurorive në grevë

Në Pallatin e Drejtësisë ka filluar greva e punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive.

Për shkak se punëtorët e administratës kanë hyrë në grevë asnjë palë nuk është duke u lënë që të hyjë në gjykatë apo në prokurori.

Punëtorët e Prokurorive kanë thënë se nuk e dinë se sa do të zgjasë greva por që momentalisht u është thënë që të mos lënë asnjë palë që të hyjë brenda për shkak së punëtorët e administratës janë në grevë.

Kërkesa e grevistëve është rritja e pagave për 100%, për rreth 2 mijë punëtorët e administratës dhe rregullimi i statusit të tyre.

Kjo kërkesë e tyre vjen pas marrjes së vendimit të rritjes së pagave për Qeverinë e Kosovës.

 

Exit mobile version